Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në seancën e së enjtes ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 43 mijë e 700 euro për tri subjekte politike, njofton Insajderi.
Këto gjoba janë shqiptuar pas shqyrtimit të 11 ankesave që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.
PZAP-ja ka pranuar të bazuara gjashtë ankesa, një ankesë e ka refuzuar të pabazuar, ndërsa katër ankesa i ka hedhur të palejuara.
AAK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,700.00 euro.
Nismës Socialdemokrate i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 20,000.00 euro.
PDK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,000.00 euro.
Gjithsej, në seancën e sotme janë shqiptuar gjoba në shumë prej 43,700.00 euro.
Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:
Përdorimi i gjuhës së urrejtjes
Mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim,
Shkelja e Kodit te Mirësjelljes
Vendosja e billbordeve në hapësirat e subjekteve tjera politike
Vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve
Vendosja e shiritave të kuq në rrugë
Largim nga lista e votuesit
Vendosja e posterëve në shtylla elektrike
Vendosja e posterëve në objekte publike./Insajderi.com
Njoftim lidhur me ankesat e vendosura nga PZAP-i që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore të Zgjedhjeve të Parakohshme për…
Posted by Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa on Thursday, February 11, 2021