14 të vdekur dhe 1105 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

14 të vdekur dhe 1105 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

1,105 persona kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, brenda këtyre orëve të fundit kanë vdekur edhe 14 persona.

Ndërkaq, janë shëruar 746 qytetarë.

Në Shqipëri, raste aktive me COVID-19 janë 33,897./Insajderi.com