Aksident trafiku në magjistralen Prishtine – Podujevë, dy persona të lënduar

Aksident trafiku në magjistralen Prishtine – Podujevë, dy persona të lënduar

Sot rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë tri automjete, njofton Insajderi

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka theksuar se bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor.

Ai ka thënë se me rastin po merren hetuesit e njësitit  të trafikut rajonal./Insajderi.com