MSH-ja jep sqarim për lirimin e masave: Vendimi është marrë në bazë të situatës me COVID-19

MSH-ja jep sqarim për lirimin e masave: Vendimi është marrë në bazë të situatës me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka dalur më një komunikatë zyrtare për të treguar se si është marrë vendimi për lirimin e masave kundër virusit COVID-19, pas deklaratës së mikrobiologut Lul Raka, si kryesues i Bordit Këshillëdhënës për COVID-19 i cili tha nuk janë njoftuar nga Qeveria për këtë vendim, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit, MSH-ja bën të ditur se vendimi është marrë bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, e cila gjatë këtij muaji, sipas tyre, ka rezultuar të jetë me e qetë.

”Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, shkalla e morbiditetit (sëmundshmërisë) nga infeksioni COVID-19 është 120/100.000 banorë, kurse shkalla e pozitivitetit të mostrave të testuara është 13.1%. Kjo është arsyeja pse janë ndërmarra disa masa për t’i dhënë më shumë hapësirë veprimtarive të rëndësishme jetësore.”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Insajderi.com