Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi thotë Rexhep Selimi si duket nuk po i mungon Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.
Ai më pas ka thënë se liderit të VV-së, Albin Kurtit me gjasë më shumë po i mung Hashim Thaçi se sa Rexhep Selimi, pasi këtë të fundit nuk e ka përmendur aq sa e ka përmendur deri tash Thaçin.
“Hashim Thaçi e Kadri Veseli po u mungojnë të gjithëve në PDK. Kandidati për kryeministër. Enver Hoxhaj, gjithkah po flet për mungesën e tyre. Rexhep Selimi si duket nuk po i mungon askujt në Vetëvendosje. Deri më tash, Albin Kurti asnjëherë nuk e ka përmendur.
Edhe Kurtit me gjasë po i mungon më shumë Hashim Thaçi. Do ta mirëkuptonim sikur ta kishte përmendur Rexhep Selimin, aq herë sa e ka përmendur Hashim Thaçin”, shkroi Behramaj në Facebook.
“Sqarojani dikush Kurtit që lirisht mund ta kujtojë, sepse nuk çon vota te PDK-ja nëse tregon që nuk e ka harruar”, shton ai.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi për më shumë se 3 muaj po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Hagë./Insajderi.com