Senatori republikan bllokon debatin për Malin e Zi në NATO

Senatori republikan bllokon debatin për Malin e Zi në NATO

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, akuzoi senatorin tjetër republikan, Raund Paul, se punon për presidentin rus, Vladimir Putin.

Akuza u bë pasi Paul bllokoi debatin dhe votimin për protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

McCain kërkoi shqyrtimin dhe votimin e protokollit, por Paul, republikan nga Kentaki, ishte i vetmi që kundërshtoi, por kjo qe e mjaftueshme që debati të shtyhet, shkruan REL.

“Rusia ka bërë përpjekje të bëjë puç në Mal të Zi, të vrasë kryeministrin dhe të rrëzojë qeverinë, në përpjekje për të ndaluar anëtarësimin e tij në NATO”, tha McCain.

NATO, në samitin e muajit maj, pritet të anëtarësojë edhe formalisht Malin e Zi në radhët e saj, por fillimisht protokolli i anëtarësimit duhet të miratohet nga të gjitha shtetet anëtare.