Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100 mijë banorë, njofton Insajderi.
Në “zonën e kuqe” tani janë katër komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliq, Zveçani.
Në “zonën e verdhë” janë nëntë komuna: Lipjani, Gjilani, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi.
Ndërkaq, në “zonën e gjelbër” janë 25 komuna: Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.
Këto janë ndryshimet:
· Obiliqi nga e verdha kalon në të kuqen.
· Suhareka nga e kuqja në të gjelbërtën.
· Ferizaj nga e verdha kalon në të gjelbërtën.
· Mitrovica e Jugut nga e verdha kalon në të gjelbërtën.
· Gjilani nga e gjelbërta kalon në të verdhën.
· Leposaviqi nga e gjelbërta kalon në të verdhën.
Shpjegim:
Në “zonën e kuqe” bëjnë pjesë komunat me mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.
Në “zonën e verdhë” komunat me 76-150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.
Dhe në “zonën e gjelbërt” komunat deri në 75 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh./Insajderi.com