Vjosa Osmani për CNN: Regjimi i Millosheviqit ka kryer gjenocid në Kosovë

Vjosa Osmani për CNN: Regjimi i Millosheviqit ka kryer gjenocid në Kosovë

U.d së presidentit, Vjosa Osmani në një intervistë për televizionin prestigjioz amerikan CNN, përballë gazetares, Christiane Amanpour, ka folur rreth çështjes së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ajo gjatë intervistës ka thënë se policia serbe ka kryer gjenocid ne Kosovë në vitin 1999.

“Në vitin 1999 në kemi pasur regjimin e Millosheviqit dhe kemi pasur shumë viktima, si vrasjet e fëmijëve, masakër, gjenocid të tmerrshëm. Por ne që nga ajo kohë kemi pasur një lidhje me Shtete e Bashkuara të Amerikës, që na kanë ndihmuar”, ka thënë Osmani.

Ndër të tjera u.d, presidentja Osmani, ka thënë se gjatë asaj kohe ne kemi pasur kohë të vështira e unë si një adoleshente e mbaj mend atë gjenocid të kryer nga policia militare serbe.

“Policia militare serbe, ka vrarë e maskruar popullin e Kosovës, e kjo padyshim duhet të dal në dritë e ne gjithmonë duhet ta tregojm të vëtetën e këtij regjimi serb”./Insajderi.com