Sot do të shpërndahet materiali i KQZ-së për zgjedhjet

Sot do të shpërndahet materiali i KQZ-së për zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta bëjë sot shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor për zgjedhjet e së jashtëzakonshme parlamentare, njofotn Insajderi.

Materiali i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet e që aktualisht janë në depon qendrore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bazë të planit operacional shpërndahen nga kjo depo për në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në të 38 komunat e Kosovës.

Ndërkaq të dielën në mëngjes në orët e hershme materiali zgjedhor shpërndahet nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në të gjitha qendrat e votimit në secilën prej komunave përkatëse.

Do të jenë gjithsej 1 milionë e 794 mijë e 862 votues, 117 mijë e 662 fletëvotime më pak sesa numri i përgjithshëm i votuesve. /Insajderi.com