12 të vdekur dhe 1152 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

12 të vdekur dhe 1152 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

12 pacientë kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, në njoftimin e të cilës thuhet se edhe shifra e personave të prekur nga ky virus gjatë kësaj kohe është alarmante.

Një mijë e 152 raste kanë rezultuar pozitive nga gjithsej tre mijë e 994 testime të kryera.

Ndërkaq, gjatë periudhës së njëjtë kohore janë shëruar edhe 740 persona të infektuar deri më tash.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar. /Insajderi.com