5 të vdekur nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

5 të vdekur nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Pesë persona kanë humbur jetën në 24-orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, edhe 357 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë kësaj periudhe kohore.

Rastet e reja pozitive me virusin Corona kanë rezultuar nga gjithsej tre mijë e 121 testime.

Instituti për Shëndet Publik i këtij vendi ka regjistruar 122 pacientë të shëruar. /Insajderi.com