Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar pas intervistës së ushtrueses së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, e cila e dha të premten për CNN, njofton Insajderi,
Gecaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se duke parë intervistën e Osmanit, i janë kujtuar intervistat që ai vet ka dhënë gjatë viteve të 90-ta, përfshirë edhe ato tek e njëjta gazetare.
Ai thotë madje se po të fliste në të 90-tat si Osmani dje, do të kishte gjasa të mos ndodhte fare intervenimi i NATO-s.
“Duke parë intervistën e Vjosës në CNN, mu kujtuan intervistat e mia të shumta gjatë të nëntëdhjetave, përfshirë edhe me Christiane Amanpour. Po të flisja unë atëherë si Vjosa tani, ka gjasa mos të ndodhte intervenimi i NATO-s”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Osmani gjatë intervistës së djeshme për televizionin prestigjioz amerikan, ka folur për zgjedhjet e 14 shkurtit, procesin e dialogut me Serbinë e madje edhe për periudhën e luftës së vitit 1999. /Insajderi.com