888 qendra të votimit do të jenë të hapura për qytetarët gjatë ditës së sotshme

888 qendra të votimit do të jenë të hapura për qytetarët gjatë ditës së sotshme

Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë në garë zgjedhore janë 1 mijë e 52 kandidatë nga listat e 28 subjekteve të certifikuara për të marrë pjesë në zgjedhje, njofton Insajderi.

Ndërsa qytetarët do të mund të votojnë në 888 qendra votimi në gjithë territorin e Kosovës.

Në këto qendra janë dy mijë e 382 vendvotime, të cilat janë hapur nga ora 07:00 në mëngjesin e sotëm.

Deri në këtë kohë, gjithçka ka shkuar në rregull me procesin zgjedhor.

Asnjë nga qendrat e votimit, përkundër motit të ligë, nuk ka vonuar për t’u hapur./Insajderi.com