Jo vetëm rrugët, por edhe trotuaret e kryeqytetit të Prishtinës janë të mbuluara nga bora, njofton Insajderi.
Qytetarë të shumtë kanë vështirësi që të ecin sot trotuareve të kryeqytetit nga bora dhe akulli i krijuar nga reshjet e mbrëmshme, si dhe temperaturat e ulëta në minus gradë celsius që po vazhdojnë edhe sot, raporton Zeri.info.
Sikurse rrugët e shesheve të kryeqendrës ashtu edhe rrugët tjera nuk janë pastruar.
E që të ecin trotuareve qytetarët detyrohen të ndjekin se ku ka vënë këmbën këmbësori para tij që të mos i mbushen këpucët apo çizmet me borë.
Vështirësi të mëdha në qarkullim kanë edhe veturat. Madje, shumica e qytetarëve po zgjedhin të udhëtojnë me taksi që të shmangin rrezikun për të dal me veturat e tyre.
Temperaturat minimale sot sipas IHMK-së do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta.
Ndërsa, mbrëmë disa komuna tjera, si: Vushtrria, Drenasi, Obiliqi… kanë raportuar për pastrimin e rrugëve qendrore dhe ato lokale që të mundësohet sot qarkullimi i qytetarëve për të votuar./Insajderi.com