Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti për mospastrimin e rrugëve, për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës, njofton Insajderi.
Pacolli i është drejtuar Ahmetit që të pastrohen rrugët e që qytetarët të mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Marre Shpend A. Ahmeti marre! Dil pastro rrugët. Ndihmo e mos pengo qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votojnë për të ardhmen e vendit. Nuk ndalet uragani që ka filluar pavarësisht pengesave”, ka shkruar Pacolli në rrjete sociale.
Jo vetëm rrugët, por edhe trotuaret e kryeqytetit të Prishtinës janë të mbuluara nga bora.
Qytetarë të shumtë kanë vështirësi që të ecin sot trotuareve të kryeqytetit nga bora dhe akulli i krijuar nga reshjet e mbrëmshme, si dhe temperaturat e ulëta në minus gradë celsius që po vazhdojnë edhe sot./Insajderi.com