1 % më pak votues deri në orën 11, krahasuar me zgjedhjet e kaluara

1 % më pak votues deri në orën 11, krahasuar me zgjedhjet e kaluara

Deri në orën 11:00 sipas raportimeve të KQZ-së kanë votuar 8.34% të qytetarëve.

Kjo shifër krahasuar me zgjedhjet e fundit, të datës 6 tetor 2019, është 1% më e vogël, njofton Insajderi.

Si shkak për këtë rënie të numrit të votuesve deri në këtë kohë për dallim nga zgjedhjet e kaluara, po konsiderohet moti i keq.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme ka pasur dhe reagime e ankesa për mos pastrim të rrugëve, të cilat janë bërë vështirë të qarkullueshme./Insajderi.com