Kolona deri në 50 metra në Vermicë e Merdarë

Kolona deri në 50 metra në Vermicë e Merdarë

Përveç rrugëve ajrore, një numer i madh i bashkëatdhetarëve kanë vendosur të vijnë në Kosovë përmes rrugëve tokësore, njofton Insajderi.

Interesimi i madh për të votuar në zgjedhjet nacionale ka bërë që në pikat kufitare të Vermicës dhe Merdares të ketë kolona deri në 50 metra.

Pritjet në këto dy pika kufitare janë 10-15 min.

Kështu ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Ndërkohë, deri në 10 minuta janë pritjet tek pika kufitare Dheu i Bardhë./Insajderi.com