“Dhëmbët t’i thej, lësho fletën”, qytetari kërcënon komisioneren në Lipjan

“Dhëmbët t’i thej, lësho fletën”, qytetari kërcënon komisioneren në Lipjan

Një zyrtare në qendrën e votimit në shkollën e mesme “Ulpiana” në Lipjan është kërcënuar nga një qytetar, njofton Insajderi.

Policia ka filluar me trajtimin e këtij rasti.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderi-n zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30, ndërsa ka shtuar se veprimet vijuese po ndërmerren ne koordinim me prokurorin e shtetit.

“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rast kanosjeje ndaj një zyrtareje në qendrën e votimit në shkollën e mesme Ulpiana në Lipjan. Policia menjëherë i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe ka filluar trajtimin e rastit. Veprimet vijuese po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë ai.

Informacion shtesë:

Policia njofton se i dyshuari për këtë rast është F. Sh., 40 vjeçar, i cili është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Ndërkohë, sipas Kallxo.com incidenti ka ndodhur në kohën kur komisionerja po mundohej të shënonte në librin e incidenteve se një qytetar nuk po pranonte që të verifikohej nëse kishte votuar më herët gjatë ditës së sotme.

Në këtë kohë qytetari filloi ta kërcënonte kryesuesen e vendvotimit në një shkollë në Lipjan.

“Oj ti çikë ma se dhëmbët t’i thej, lësho fletën”, i drejtohet qytetari, kryesueses së vendvotimit ndërsa nga dora i kap një letër që po mbante ajo.Tutje kryesuesja e vendvotimit kërkon nga qytetari që të shkojnë te anëtarët e KQZ-së të cilët gjendeshin brenda shkollës ndërsa qytetari vazhdoi ta kërcënonte.

“Hej rri urtë as një zë mos ta ni a u morëm vesh, idiotka. Po të kallëzoj pasha fmijtë që i kam nuk jeton, ndëgjom mirë çka po të them. Kush je more ti? O ti nuk guxon me e prek, mos e prek (deri sa merr fletoren ku shënohen parregullsitë dhe e hudh në tokë”, i drejtohet qytetari komisioneres./Insajderi.com