Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas kritikave për mospastrimin e rrugëve nga reshjet e borës dhe akuzave se kjo është bërë për t’i penguar qytetarët për të votuar, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka deklaruar se rrugët janë duke u pastruar vazhdimisht, por sipas tij, pa u ndalur reshjet nuk mund të pastrohen krejtësisht.
“Pra, tërë natën qindra njerëz, e angazhim maksimal i të gjitha ekipeve për të pastruar rrugët. Në ora 11 me përqindjen e qytetarëve që kishin dal në zgjedhje edhe na akuzuan se po pengojmë procesin thua se dikush ka porositur borën. Në ora 15 dalja është më e madhe se në 2019. Tani më edhe rrugët janë normalizuar.
Kritikat edhe do ti pranojmë edhe do ti analizojmë. Më shumë kamionë nuk kemi e as më shumë njerëz nuk kemi. Më shumë orë natën nuk i kemi pas e as ndikim në sasi të borës nuk kemi”, ka shkruar ndër të tjera i pari i Prishtinës.
Tutje, Ahmeti ka shtuar se gjendja e njëjtë e rrugëve “ka qenë dhe është edhe në qytetet ku ata (liderët politikë) qeverisin në mos më keq”./Insajderi.com
Dhjetëra kamionë e makineri e pastrimit janë angazhuar që nga fillimi i rreshjeve dje për pastrimin e borës. Janë thirr…
Posted by Shpend A. Ahmeti on Sunday, February 14, 2021