Shefi i EULEX-it viziton dhomën operative të zgjedhjeve

Shefi i EULEX-it viziton dhomën operative të zgjedhjeve

Shefi i EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, ka vizituar Dhomën operative të Prokurorit të Shtetit.

Kjo dhomë është e angazhuar për mbrojtjen e votës gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Gjatë kësaj vizite, Wigemark u njoftua nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, me rolin e sistemit prokurorial në përgjithësi dhe Dhomës operative në veçanti në mbrojtjen e votës gjatë procesit zgjedhor.

Ndërsa, shefi i EULEX-it përgëzoi punën që është duke u bërë nga sistemi prokurorial dhe uroi që ky proces zgjedhor të kalojë i qetë deri në përfundim të tij. /Insajderi.com