101 vjeçarja voton në Malishevë

101 vjeçarja voton në Malishevë

Kosovarët sot (e dielë) po votojnë për zgjedhjet parlamentare, njofton Insajderi.

Në këto zgjedhje ka votuar edhe një 101 vjeçare.

Ajo ka votuar në fshatin Shkozë të Komunës së Malishevës.

Drejtori i Shkollës Fillore në këtë fshat, Arben Bytyçi, ka postuar një fotografi në Facebook me votuesen me të vjetër të fshatit.

“Me votuesen më të vjetër të fshatit Shkozë, hallën Zade 101 vjeçare, si dhe kolegun Samed Bytyqi. Ne votuam, votoni edhe Ju Respekt!”, ka shkruar Bytyçi./Insajderi.com