Të dhënat aktuale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se 802 mijë e pesë persona kanë dalë të votojnë, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e fundit në faqen e KQZ-së, nga një milionë e 794 mijë e 862 votues në listën e votuesve, bazuar në përqindjen prej 91,50% të përditësuar deri më tani, mbi 800 mijë persona u janë drejtuar kutive të votimit.
Përqindja është më e ulët sesa në zgjedhjet e kaluara të 6 tetorit të vitit 2019.
Në orën 19:00, janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit. /Insajderi.com