Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren sipas projeksioneve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ahmeti, tha se VV ka legjitimitet të plotë në katër vitet e ardhshme.
“Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike”.
“Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.
Rezultatet preliminare nuk kanë dalë ende. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur konferencë për media. /Insajderi.com