MI apelon për kujdes në vozitje: Rrugët janë të pastruara

MI apelon për kujdes në vozitje: Rrugët janë të pastruara

Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se rrugët janë të pastruara, ndërsa kanë apeluar për kujdes në vozitje te qytetarët, njofton Insajderi.

Kështu thuhet në njoftimin për media të MI-së, ku thuhet se karshi pastrimit nga bora, në të gjitha rrugët rajonale, magjistrale, nacionale dhe autostrada, është hedhur sasi e bollshme e kripës, me qëllim të parandalimit të krijimit të ngricave nga temperaturat e ulëta të mbrëmjes.

“Theksojmë se MI, me 14 kompani të kontraktuara për 7 regjionet e Republikës së Kosovës dhe 4 për autostradat, nuk është përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugëve komunale. Ministria është e gatshme që të ndihmojë secilën komunë, në rast të pranimit të kërkesave zyrtare”, thuhet në njoftimin e MI-së.

“Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bën thirrje për të gjithë vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor”, njoftohet tutje nga kjo ministri. /Insajderi.com