Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos tubohen në sheshe, por të festojnë në shtëpitë e tyre, njofton Insajderi.
Përmes një konference për medie, Haxhiu është shprehur se fjala referendum është e qëlluara për këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
“Dalja në zgjedhje ka qenë e kënaqshme dhe mund të them se fjala referendum për këto zgjedhje ka qenë e qëlluar. I ftoj qytetarët që festën ta bëjnë në shtëpi, me familjet e tyre. Është e rëndësishme që të mos tubohen në sheshe për shkak të pandemisë COVID-19.
“Në këto momente po ndodh një proces shumë i rëndësishëm, ai i numërimit të votave. Duhet ta garantojmë votën e lirë dhe të paprekshme për secilin qytetar”, ka thënë ndër të tjera ajo.
Kujtojmë se, deri tani anë numëruar 20.94% të votave.
Bazuara në rezultatet e para nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 45.31% të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 18.77%./Insajderi.com