Osmani: Ky s’është mandat për hakmarrje, por mandat ku do të luftohet korrupsioni

Osmani: Ky s’është mandat për hakmarrje, por mandat ku do të luftohet korrupsioni

Kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka dalë në një konferencë të përbashkët me liderin e LVV-së, Albin Kurtin, pas përfundimit të procesit zgjedhor, njofton Insajderi.

Në këtë adresim për media, Osmani ditën e sotme e quan moment historik dhe se mandati që pritet të merret nga ta, nuk është mandat për hakmarrje, por një mandat në të cilin do të luftohet për korrupsioni.

“Sot dita e bardhë që paralajmërua në mëngjes u shndërrua edhe në natë të bardhë. Sot vota juaj, zëri juaj, kumboi si kurrë më parë. Duke qëndruar përpara jush në këtë moment historik jemi të vetëdijshëm për besimin e madh që na keni dhënë. Bashkë me ju po shënojmë historin. Ky asessi nuk është një mandat për hakmarrje, por një mandat ku e garantojmë mirëqenien, e luftojmë korrupsionin. Kjo qeveri do të jetë qeveria juaj dhe zëri juaj”, ka thënë ajo.

“Qytetarët e Kosovës e dijnë kur është mjaft dhe kur është koha për një kapitull të ri. Kjo është fitore jonë por së pari është e juaja. Do të punojmë që të rikthejmë institucionet të cilat e japin shpresën që politika do të jetë në shërbim të qytetarëve. Institucionet e reja të udhëhequra nga koalicioni ynë do të jenë të udhëhequra nga njerëz me integritet”.

“Puna e vërtetë fillon sot. Fillon puna për ndryshimin, për ringritjen nga pandemia, për mirëqenien e shëndetësinë, për të na bashkuar për një të ardhme më të mirë. Do të jetë nder të qeverisim me një kryeministër që punon për këtë vend, do të jetë nder të qeverisim bashkë krah për krah me SHBA-të”.

“Pa ju ky moment nuk do të ishte i mundur”.

“Rrugëtimi përpara nuk do të jetë i lehtë, do të jetë me shumë sfida e shumë kthesa, jemi të vetëdijshëm që për ndryshimin që po flasim do të na duhet kohë për ta arritur, por që ka shpresë se do të arrihet”, është shprehur tutje Osmani. /Insajderi.com