Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se pret që me qeverinë e re të Kosovës të punojë në vazhdimin e dialogut me Serbinë, njofton Insajderi.
Sipas Lajçak, Kosova në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura të dielën ka treguar maturi.
“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan maturi të institucioneve të saj, gjithë aktorëve relevantë dhe partive politike.
Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe po pres të punoj me qeverinë në ardhje në vazhdimin e dialogut”, ka shkruar Lajçak/Insajderi.com