Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot (e hënë) do të mbajë konferencë për media, njofton Insajderi.
Konferenca është paralajmëruar në mbahet në orën 14:00, në selinë qendrore të kësaj partie në Prishtinë.
Kjo konferencë është thirrur pasi Nisma Socialdemokrate, sipas rezultateve të fundit nga Komisioni Qendror Zgjedhor, nuk e ka kaluar pragun zgjedhor. Nga 99,23% të votave të numëruara, Nisma del se ka marrë 20 mijë e 339 vota apo 2,58%.
Me mbi 99% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë si partia e parë me 47,88% të votave. Atë e pason PDK-ja me 17,36%, ndërsa LDK-ja radhitet e treta me 13,08%.
AAK-ja është e katërta me 7,41%, ndërsa Lista Serbe renditet pas saj me 5,56%./Insajderi.com