Lideri i NISMA Socialdemokrate, ka deklaruar në një konferencë për media se përkundër se nuk do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojnë aktivitetin politik, siç tha “në mbrojtje të vlerave kombëtare”.
Partia Limajt nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor, madje edhe në bastionin e saj në Malishevë ka një diferencë të vogël me partinë e Albin Kurtit.
Albin Kurtit e Lëvizjes Vetëvendosje, Limaj i uroi për rezultatin e arritur.
“E uroj Vetëvendosjen, Ne këtu do të jemi. Shpresoj që nuk do të ketë zhgënjim”, tha ai.
Limaj falënderoi të gjithë aktivistët e partisë, duke i quajtur “çlirimtar”.
Tha se kauza për mbrojtjen e vlerave të luftës do të vazhdojë.
“ka hapësira të mjaftueshme edhe jashtë Kuvendit”, tha ai. /Insajderi.com