Isa Mustafa, ka ofruar dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton Insadjeri.
Dorëheqja e Mustafës ka ardhur pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
LDK ka ngecur si partia e tretë me përgjysmim të elektoratit, duke fituar vetëm 13.08%.
Mustafa dorëheqjen e ka prezantuar në mbledhjen e kryesisë të LDK-së e cila po vazhdon të mbahet.
Ai pritet që pas mbledhjes të dalë në konferencë për media dhe të kumtojë lajmin e dorëheqjes.
Mustafa pozitën si kryetar i LDK-së e kishte marrë me shtatë nëntor të vitit 2010, duke e pasuar Fatmir Sejdiun.