Gërvalla: Qytetarët ishin të pakënaqur me politikën e vjetër, kjo solli fitoren e VV-së

Gërvalla: Qytetarët ishin të pakënaqur me politikën e vjetër, kjo solli fitoren e VV-së

Kandidatja për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, njëherësh edhe ish-anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku partia në të cilën bën pjesë doli fituese me një shumicë bindëse, transmeton Insajderi.

Ajo më tej ka komentuar edhe dorëheqjen e Isa Mustafës nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike, për çka thotë se LDK nuk ka probleme vetëm në krye të saj, por edhe në strukturë.

“LDK nuk çalonte vetëm në kokë tek Isa Mustafa, por edhe në strukturë sepse strukturat kanë qenë të mbushura me njerëz që kanë pasur interesin privat para interesit qytetar”.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo ka thënë se elementi kryesor që e solli këtë rezultat është pakënaqësia e qytetarëve me politikën e vjetër.

“Mendoj se pati disa elemente që çuan në këtë rezultat të pabesueshëm për një listë të përbashkët të VV-së dhe Vjosa Osmanit sepse ne nuk jemi mësuar që të shohim rezultate të tilla ku një koalicion i afrohet gjysmës së votave e cila edhe mund të kalohet me votat e mërgatës”.

“Nuk duhet të harrojmë se prej nga erdhi ky rezultati sepse ka pasur një pakënaqësi të jashtëzakonshme me politikën e vjetër që kanë instaluar krimin, korrupsionin dhe nepotizmin në shkallë të lartë”.

“Pakënaqësia e qytetarëve ka qenë elementi kryesor që ka çuar në këtë rezultat. Mos të harrojmë se pati edhe një dritare të shkurtër 52 ditore ku qytetari e pa se nuk qenka iluzion se ky vend mund të qeveriset drejtë”.

Ajo ka treguar se ka vendosur të largohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës në vitin 2018, pasi e ka kuptuar se ka dështuar që të bëjë reforma brenda partisë.

“Është e vërtetë se kam qenë 27 vjet në LDK, jam përpjekur me shumë të tjerë që ta reformojmë së paku strukturën tonë të brendshme dhe e kam pranuar se kemi dështuar dhe jam larguar në vitin 2018”.

“LDK nuk çalonte vetëm në kokë tek Isa Mustafa, por edhe në strukturë sepse strukturat kanë qenë të mbushura me njerëz që kanë pasur interesin privat para interesit qytetar”. /Insajderi.com