Macroni i shkruan letër Vuçiqit: Mbështes përpjekjet për marrëveshjen me Kosovën

Macroni i shkruan letër Vuçiqit: Mbështes përpjekjet për marrëveshjen me Kosovën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka thënë homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq se mbështetë përpjekjet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, transmeton Insajderi.

Me një letër drejtuar Vuçiqit për nder të Pavarësisë së Serbisë, Macron shkruan se arritja e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës do kontribuonte në stabilitetin e rajonit.

“Unë mbetem i vendosur të mbështes përpjekjet në lidhje me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e ndërmjetësimit evropian, që synon arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare që do të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit”, thuhet në letër.

“Fryma që dominoi vizitën time në Beograd më 15 dhe 16 korrik 2019, dhe që më mundësoi të shoh se sa Franca është e pranishme tek serbët, vazhdon t’i shtojë bashkëpunimet tona”, ka thënë më tej ai. /Insajderi.com