Përfundon numërimi i të gjitha votave në Prishtinë: LVV e para me 64%

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Prishtinë: LVV e para me 64%

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka përfunduar procesimin e votave të Komunës së Prishtinës dhe i ka vendosur në webfaqe, njofton Insajderi.

Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje prin në kryeqytet me 62,359 vota apo 64.09%.

LDK renditet e dyta me 16,695 vota apo 17.16%.

PDK është e treta me 11,673 vota apo 12%.

AAK ka marrë 3,395 vota apo 3.49%./Insajderi.com