Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot i ftohtë dhe me ngrica.
Ndërsa, të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore.
Të enjten priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. /Insajderi.com