Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Serbia dëshiron që marrëdhëniet e saj me SHBA-në të jenë themeli i progresit, zhvillimit dhe stabilitetit të saj në të ardhmen, transmeton Insajderi.
Këtë deklaratë ambasadori serb e bëri në kremtimin virtual të Ditës së Shtetit të Serbisë, të organizuar nga ambasada.
Ai theksoi se kjo ditë shënohet në kujtim të 15 shkurtit 1835, kur “Serbia miratoi kushtetutën e parë moderne, liberale”, por ai gjithashtu theksoi “fillimin e Kryengritjes së Parë Serbe, e cila, siç tha ai, “ishte revolucioni serb”, raporton Tanjug./Insajderi.com