Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka krahasuar fitoren e Albin Kurtit më 14 shkurt me fitoret e presidentit të Turqisë, Recep Taip Erdogan.
Molliqaj në Top Channel, tha se “partitë populiste” po fitojnë mbi 50%, në këtë kategori e përfshinë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.
“Albin Kurti i ka mashtruar qytetarët, sepse u tha që janë të varfër sepse janë të vjedhur. Qytetarët në të vërtetë janë të varfër për shkak të pabarazisë në Kosovë. Partitë populiste si Vetëvendosje po fitojnë shumë dhe asnjë nuk është nën 50%, shikoni Erdoganin”, deklaroi ai.
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që t’i fitojë rreth 50% të votave. /Insajderi.com