Gëzim Kelmendi thotë se i kanë vjedhur vota në Skenderaj

Gëzim Kelmendi thotë se i kanë vjedhur vota në Skenderaj

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, është ankuar se votat e kësaj partie janë vjedhur, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, ai ka publikuar disa fotografi të cilat thotë se dëshmojnë se votat e tyre janë vjedhur në një qendër votimi në Skenderaj.

Por, sipas Kelmendit, vjedhje të votave të kësaj partie ka edhe në vend-votime të tjera, por vetëm në një qendër votimi kanë arritur ta sigurojnë “dëshminë”.

Ai tutje shton se kjo nuk është hera e parë votat e partisë Fjala nuk regjistrohën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Nuk është hera e parë që Partisë FJALA ia mohojnë të drejtën e komisionerëve. Nuk është hera e parë që kemi arritur të sigurojmë dëshmitë se si u vodhën (nuk u regjistruan) votat e Partisë FJALA.

Këto dëshmi tregojnë se në vendvotimin 2129B/01D në Skenderaj, Partia FJALA ka marrë 24 vota, ndërsa në KQZ është regjistruar zero vota”, ka shkruar Kelmendi në Facebook./Insajderi.com