Një shtetase e Shqipërisë ka raportuar në polici se i dashuri i saj i kishte dërguar katër persona në banesë për të kryer marrëdhënie intime në këmbim të parave, njofton Insajderi.
Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00, në Fushë Kosovë.
Sipas viktimës, i dyshuari po ashtu i kishe grabitur ari, para të gatshme, e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte detyruar të kërkojë lëmoshë.
“Viktima femër – shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari mashkull me të cilin bashkëjeton në banesë i kishte dërguar katër persona tjerë që të kryente marrëdhënie intime në këmbim të parave, viktima kishte kundërshtuar dhe ishte larguar nga banesa. Po ashtu viktima ka deklaruar se i dyshuari i kishte marrë një sasi të arit me vlerë prej 1400 euro dhe 2000 euro para të gatshme, se e ka sulmuar fizikisht disa herë dhe e kishte detyruar të kërkon lëmoshë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.
Rasti nën hetime.Top of Form/Insajderi.com