Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar 16 ankesa për parregullsi në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të cilat u mbajtën me 14 shkurt, njofton Insajderi.
Ankesat janë paraqitur individë, subjekte politike, kandidatë për deputetë dhe organizata.
PZAP-ja njofton se ankesat janë dorëzuar rreth thyerjes së heshtjes zgjedhore, bërjes së fushatës zgjedhore, dërgimit të mesazheve me sms dhe parregullsi në vendvotime, si votim i shumëfishtë dhe mospërputhje të rezultateve.
“Birni ka paraqitur shtatë ankesa, tri subjekte politike kanë paraqitur gjashtë ankesa, një komisionere e LDK-së ka paraqitur një ankesë, një kandidat për deputet i PDK-së ka paraqitur një ankesë dhe një qytetar ka paraqitur një ankesë”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.
Nga paneli tutje njoftojnë se afati për vendosjen e këtyre ankesave është 72 orë nga momenti i dorëzimit të ankesave në PZAP dhe me këto vendime do të njoftohen palët me kohë. /Insajderi.com