Osmani flet pas takimit me Kosnettin, tregon se çka biseduan

Osmani flet pas takimit me Kosnettin, tregon se çka biseduan

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë takimit me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett kanë diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Osmani tha se qytetarët kanë votuar për ndryshim.

“Me ambasadorin amerikan diskutuam për rezultatin e zgjedhjeve. Unë theksova se njerëzit e Kosovës kanë votuar qartë për ndryshimin. Ne ramë dakord që kushtetuta e institucioneve të reja duhet të jetë një përparësi për të siguruar stabilitetin dhe një angazhim të palëkundur për një rimëkëmbje pas COVID-19”, ka shkruar presidentja në detyrë në Twitter.

Përveç Osmanit, Kosnett të martën vizitoi edhe zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ku u takua me kandidatin e saj për kryeministër, Albin Kurti, të cilin e ka uruar për rezultatin zgjedhor.Top of Form/Insajderi.com