“Kam frikë se është e nevojshme që një gjykatës ta nxjerrë kamxhikun dhe ta qëllojë Prokurorinë në këtë rast për ta bërë punën e saj, sepse ata kanë pasur 5 vjet për ta përgatitur çështjen”.
Kështu i tha prokurorit Jack Smith, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, përcjell Insajderi.
Në konferencën e tretë të Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Emmerson u ankua për mos-caktimin e një datë rreth dorëzimit të dosjeve paraprake.
Këtë deklaratë të tij, Smith e pa si kërcenim dhe kërkoi ndërhyrje nga gjykatësi.
“Gjuha inflamatore po përdoret dhe kërcënimet. Dy herë z. Emmerson e ka bërë sot këtë. Gjykata duhet t’i shikojë faktet dhe ligjin”, tha Smith.
Smith shtoi se është për gjykim sa më të shpejtë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.