“Zgjedhjet e 14 shkurtit ishin të standardëve evropiane”

“Zgjedhjet e 14 shkurtit ishin të standardëve evropiane”

Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim kanë vlerësuar lartë zgjedhjet e 14 shkurtit, duke thënë se “ishin të standardëve evropiane”, përcjell Insajderi.

“Zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit janë organizuar dhe zhvilluar në përputhje me të gjitha standardet demokratike. Dita e zgjedhjeve ka kaluar mirë pa dëmtim të integritetit zgjedhor”, ka thënë Eugen Cakolli.

Të vetmin problem që e kanë parë është diskrepanca nëpër zona ku jetojnë komunitete jo-shumicë.

Numri i banorëve dhe votuesve, Cakolli deklaroi se nuk përputhet.

është shoqëruar me disa probleme që po përsëriten vazhdimisht. Bazuar në rezultatet preliminare humbja e disa subjekteve politike të komuniteteve jo shumicë dhe fitorja e disa tjerave hedh hije për këtë proces, pasi votat e fituara janë në shpërputhje me komunitetin demografik që është në ato zona”, tha ai. /Insajderi.com