Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka thënë se do to të deponojë nga 2000€ në fondet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për mbrojtjen në gjykimin e tyre në Dhomat e Specializuara.
Tahiri deklaroi se duhet të kontribojnë për vlerat e luftës.
“Të dashur qytetarë, zgjedhjet janë kryer dhe tani duhet ti kthehemi realitetit që ka të bëjë me njerëzit që kontribuan me rininë e tyre për Kosovën e ÇLIRUAR. Se a dalin të pa fajshëm për luftën e Kosovës, duhet të dalin, por a dënohen apo jo nuk e di , neve na duhet të kontribojmë për vlerat e LUFTËS”.
Ish-deputeti ka bërë të ditur se doponimin do ta bëjnë të hënën. /Insajderi.com