Vrasja për shkak të pronës në Gjakovë – Dënohen me 34 vjet burgim dy të akuzuarit

Vrasja për shkak të pronës në Gjakovë – Dënohen me 34 vjet burgim dy të akuzuarit

Gjykata Themelore në Gjakovë, i ka dënuar me 34 vjet burgim dy të pandehurit për vrasjen e një personi për shkak të një mosmarrëveshje pronësore, njofton Insajderi.

Gjykata njofton se i pandehuri me inicialet A.GJ., është dënuar me 22 vjet burgim për tri vepra penale “Vrasje”, “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, i pandehuri P,GJ., është dënuar me 12 vjet burgim për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”.

“I pandehuri A.Gj., akuzohet se më 12 mars 2019 në fshatin Marmull të Gjakovës, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin T.B., për shkak të një mosmarrëveshje pronësore. Po ashtu, në kohën dhe vendin e njëjtë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit A.N., pasi që ky i fundit kishte tentuar ta ndihmoi viktimën T.B. .

Kurse, i pandehuri P.GJ., akuzohet se më 12 mars 2019 në fshatin Marmull të Gjakovës, me dashje ndihmon personin tjetër, këtu të akuzuarin A.Gj., duke i krijuar kushte në kryerjen e veprës penale të vrasjes”, thuhet në njoftimin për medie.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Të pandehurve ju është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi”, thuhet tutje në njoftimin dërguar mediave./Insajderi.com