Pesë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Insajderi.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë bërë dy mijë e 275 testime, ndërsa 358 raste kanë rezultuar positive me virusin vdekjeprurës.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 341 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 97.456, prej të cilëve 88.301 janë shëruar, ndërsa 3.003 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (16 shkurt) është 6.152./Insajderi.com