15 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, edhe 801 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Rastet e reja pozitive janë regjistruar nga gjithsej tre mijë e 842 mostra të marra për testim.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shënuar edhe një mijë e 58 persona të shëruar. /Insajderi.com