Amerika uron Kosovën për përvjetorin e pavarësisë

Amerika uron Kosovën për përvjetorin e pavarësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend ka uruar Kosovën për 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në urim thuhet se partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur, raporton Insajderi.

“Ne jemi pranë njerëzve të #Kosovës ndërsa ju punoni për të ndërtuar një shtëpi të drejtë, paqësore dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Më 17 shkurt 2008 Kosova kishte shpallur pavarësinë e saj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin mbështetësi më i madh. /Insajderi.com