Presidentja në detyrë: Rruga deri te pavarësia nuk ishte as e lehtë, as e shkurtër

Presidentja në detyrë: Rruga deri te pavarësia nuk ishte as e lehtë, as e shkurtër

“Të gjithë bashkë jemi gardianë të Republikës së Kosovës. Rruga deri te pavarësia nuk ishte as e lehtë, as e shkurtër”.

Kështu tha presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, gjatë ceremonisë së organizuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës për nder të 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Osmani ndër tjerash, tha se liria dhe pavarësia nuk janë aktet e vetme që duhet kryer, përcjell Insajderi.

““Liria dhe pavarësia e vendit nuk janë aktet e vetme të bërjes së shtetit. Përpara kemi një rrugë të gjatë për ta bërë Kosovën strehë  të sigurt për secilin qytetarë tone”, tha Osmani.

Kosova feston 13 vjetorin e pavarësisë e cila u shpallë më 17 shkurt të vitit 2008. /Insajderi.com