Shtatë vdekje të reja si pasojë e Coronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Shtatë vdekje të reja si pasojë e Coronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Insajderi.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë bërë dy mijë e 383 testime, ndërsa 347 raste kanë rezultuar pozitive.

Ndërsa, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 168 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkruar në 97 mijë e 803, prej të cilëve 88 mijë e 469 janë shëruar, ndërsa tre mijë e 10 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (17 shkurt) është gjashtë mijë e 324./Insajderi.com