Lajçak: Arritja e marrëveshjes Kosovë – Serbi, absolutisht e mundur

Lajçak: Arritja e marrëveshjes Kosovë – Serbi, absolutisht e mundur

Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë me anë të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, është “absolutisht i mundur”, transmeton Insajderi.

Kështu thotë i dërguari i posaqëm i BE-së për negociatat Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thotë se arritja e kësaj marrëveshjeje është në interesin e të dyja palëve por edhe në interesin e Unionit.

“Është në interesin e tyre, në interesin e të gjithë rajonit dhe, natyrisht, në interesin e BE-së”, tha Lajçak për të përditshmen e Beogradit “Danas”, kur u pyet se çfarë do të bëjë nëse nuk ka kompromis për këtë çështje.

Albin Kurti, partia e të cilit i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Kosovë më 14 shkurt, tha se formimi i ekipit negociues për dialogun me Serbinë nuk është prioritet i tij.

Lajçaku tha se BE-ja është ndërmjetëse në dialog dhe se nuk do të imponojë asgjë.

“Ne jemi gati të vazhdojmë sapo Qeveria e re në Prishtinë të marrë detyrën”, tha Lajçak.

I pyetur se kur mund të vazhdojë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, Lajçak tha se nuk do të ishte një gjë e mençur “fiksimi i datës”. /Insajderi.com